Kësaj here me veshjen e tij, me petkun e bekuar nga Papa Francesku, ka mbërritur në tokën Shqiptare, Kardinal Ernest Troshani. Drejtuesit më të lartë të kishës katolike në vend, drejtues të Famullisë së Shkodrës, kanë pritur avionin që u nis nga Roma, mbrëmjen e së enjtes në Rinas. Star Plus, ishte serish aty për të marrë këtë moment historik për mbarë kombin shqiptar.

Ndërkohe fjalët e Kardinal Ernest Troshanit, ishin te veçanta për simbolikën që përcolli për mbarë shqiptarët Papa Francesku. Dom Ernest Troshani, u shpall zyrtarisht Kardinal, disa ditë më parë në selinë e shenjtë nga Papa Francesku, një mesazh që për Shqipërinë do të thotë shumë në këtë vit të mbushur me ngjarje.