“Nuk i përket vetëm Shqipërisë. Lumturimi i 38 martirëve të kishës shqiptare është një ngjarje e përbotshme”.

Kështu e cilëson prifti dom Gjergj Simoni lumturimin e martirëve me 5 nëntor nga Vatikani. Atëherë një djalosh i ri 12-13 vjeçar dom Gjergji kujton se si ka parë të shtrirë në tokë bashkë me disa të tjerë trupin e dom Ndre Zadajës pas varrezave katolike të Rrmajit. Mungesa e një faljeje në ndërgjegjen e shtetit shqiptar për dënimin e krimeve të komunizmit mbi popullin shqiptar është një prej treguesve se Shqipëria vijon të jetë në një diktaturë. Dom Gjergj Simoni është prej dëshmitarëve i mbetur ende gjallë për të dëshmuar jo vetëm vuajtjet e tija por edhe të martirëve që do të shpallen të lum dhe meshtarëve të tjerë që u tortoruan e disa edhe u pushkatuan.