Artistët e mëdhenj të cilët kontribuan shumë për Shkodrën janë lënë në harresë dhe problemet janë në të gjitha fushat e artit.

Dom Nikë Ukgjni famullitar në fshatin Kukël të bashkisë Vau-Dejes kërkon që Ministria Kulturës dhe institucionet përgjegjëse ti japin më shumë vëmendje figurave të mëdha të artit të cilën i falën talentin kohës së tyre siç janë Kolë Idromeno dhe Pjetër Marubi.

Sipas famullitarit Ukgjni ngritja e kompanielit në katedralen e Shkodrës është bërë e mundur falë kontributit të Kolë Idromenos i cili ka përzgjedhur arkitekturën e këtij kompanieli.

Gjithashtu Idromeno sipas Ukgjinit është kontribuuesi kryesore në rindërtimin e çatisë së katedrales pas tërmetit të vitit 1905, ndaj për të duhet të ngrinte një piedestal shprehet Ukgjini

Sipas Dom Nik Ukgjinit ministria e kulturës bashkë me qeveritë ndër vite kanë treguar mungesë të madhe culture ndaj këtyre figurave të shquara të artit dhe kulturës

Kolë Idromeno dhe Pjetër Marubi janë dy emra që që sa herë përmenden, çdo ditë e më shumë të kujtojnë njëri-tjetrin . Ndaj Ukgjini ka një pyetje pse vallë gjer më tani mungojnë bustet dhe përmendoret e këtyre korifenjve të artit e të kulturës?

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, MASAKËR MJEDISORE
Artikulli tjetërGRILA, FSHATI ME SHUMË PROBLEME