Amortizimi I rrjetit elektrik në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë vështirëson jetesën e familjeve që akoma jetojnë në këtë zonë. Kryestari I fshatit, Bajram Milani nisur nga situatëe e krijuar u bën apel institucioneve përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi dhe zëvëndësimin e shtylllave dhe përcjellësve elektrikë.

Kryetari I fshatit bën të ditur se gjatë dimrit për shkak edhe të motit të paqëndrueshëm hasin edhe problemet më të mëdha.

Pjesa më e madhe e familjeve që kanë jetuar në fshatin Domen janë larguar në kërkim të kushteve më të mira jetese, por kryetari I këtij fshati shprehet se investimet nuk duhet të ndalen për aq kohë sa ka banorë që jetojnë në këtë zonë.

Artikulli paraprak‘DEKADA E SHPRESËS DHE NDRYSHIMIT’! LSI MBLEDH KONVENTËN, KRYEMADHI: SOT RIFILLOJMË AKSIONIN KUNDËR RAMËS
Artikulli tjetërMALI I ZI NDRYSHE NGA SHQIPËRIA NUK I DEPORTON TURQIT