Don Antonio, “Misionari i shpresës” që ringjalli Zadrimën e Fishtës e Bogdanit. Misionari që erdhi pas rënies së komunizmit.

Premiera e filmit dokumentar “Misionari i shpresës”, kushtuar Don Antonio Sciarra-s u dha mbrëmjen e së mërkurës në Muzeun Historik Kombëtar. Dokumentari i mbështetur mbi skenarin e Tom Therçaj ka rrëfyer shërbimet dhe shqetësimet baritore që Dom Sciarra bëri në Shqipëri. Në vitin 1993 me pëlqimin e Ipeshkvit ai erdhi si misionar në Shqipërinë e sapoçliruar nga regjimi komunist. I pyetur se pse Don Antonio zgjodhi të shërbente në Zadrimë dhe jo në vendet e tjera ku ishin rrënuar kishat nga komunizmi, skenaristi Tomë Therçaj dha një përgjigje interesante. Don Antonio Sciarra erdhi në Zadrimë me misionin që t’u mësonte këtyre banorëve punëtorë dhe me traditë që të mos mërgonin, por të të ndërtoni begatinë, shkollat dhe të ringrinin kultin e besimit tek Zoti në vendin tyre. Në vitin 1993 ai u vendos në Blinisht të Zadrimës. Në fillim përdori ndërtesën që gjatë regjimit funksiononte si qendër kulture. Veprat e tij nuk numërohen në një dokumentar thotë skenaristi i filmit Tom Therçaj. Në dokumentar përmendet disa nga kontributet e tij, ngritja e 6 kishave, e klinikës shëndetësore, e qendrës së rehabilitimit, e shkollës bujqësore dhe artizanale. Don Antonio Sciarra është edhe ideatori i kambanës së paqes të ndërtuar me fishekë në vitin e trazuar 1997, të cilët u mblodhën nga fëmijët në Zadrimë Ky dokumentar u realizua me kamerën e Bujar Korçës e Arben Çekut dhe montazhi e Gjergji Dinos.

Artikulli paraprakTE ARRESTUARVE PER TERRORIZEM IU GJET EKSPLOZIV SHUME I RREZIKSHEM
Artikulli tjetërTERRORIZMI,SHQIPERIA DHE KOSOVA ME TE EKSPOZUARAT NE RAJON