Donald Lu, 45′ takim me Ramën dhe Tahirin në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të hënë në një takim në Kryeministri, ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu si dhe minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Pjesë e takimit ka qenë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko si dhe Ministrat e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ai i Jashtëm Ditmir Bushati. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë situata politike në vend dhe më konkretisht reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi ku pritet të nisë nga zbatimi Vettingu. Edhe grabitja e katër ditëve më parë në rrugën e Rinasit ku u vodhën nën kërcënimin e armëve 3.2 milionë euro, mësohet të ketë qenë në qendër të bisedës mes ambasadorit Lu, ministrit Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama.

Artikulli paraprakZJARR NË “QYTET STUDENTI” ASFIKSOHET NGA TYMI NJË STUDENT
Artikulli tjetërQEVERIA KËRKON ARRESTIMIN E EDMOND SPAHOS, PSE KËRKON SHOQËRIMIN ME FORCË TË AVOKATES SË SHTETIT