Donald Lu: Dënim më të rëndë trafikantëve të qenieve njerëzore

Nga Vlora, ambasadori i SHBA, Donald Lu ka deklaruar se duhet më shumë bashkëpunim mes prokurorisë dhe policisë për identifikimin e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore. Vlora sipas tij mbetet një komunitet që ka vuajtur nga trafikimi i personave, ndërsa ka kërkuar dënime më të gjata për trafikantet dhe njëkohësisht bashkëpunim mes institucioneve. Ambasadori ka kërkuar mbështetje maksimale ndaj personave të trafikuar, ndërsa sipas tij ata janë njerëzit më guximtarë qe ai vete ka njohur. Vetëm gjatë këtij viti në Vlorë janë evidentuar nga policia rreth 12 raste trafikimi, ndërsa janë shtatë persona të arrestuar. Të dhëna këto të bëra publike nga vetë drejtori i policisë së qarkut Vlore Jaeld Cela.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLUFTA SHQIPTARE KUNDER DROGES
Artikulli tjetërBOJKOTI I TIFOZEVE,FSHF:KEQARDHJE PER SJELLJEN E POLICISE,RIKTHEHUNI!