“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”.

Kështu u shpreh ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, duke komentuar dorëheqjet e gjyqtarëve apo prokurorëve para nënshtrimit të proccesit të vettingut. Në një reagim për Neës 24, Ambasadori Lu shprehet se tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. “Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, shtoi ai. Reagimi i Lu erdhi dy ditë pasi ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dorëzoi Presidentit kërkesën për t’u tërhequr nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit.

Njëherësh, ai iu drejtua organeve të vettingut me kërkesën për të mos iu nënshtruar këtij procesi. Llalla drejtoi për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa mandati i tij përfundoi më 7 dhjetor.

Artikulli paraprakPËRMES SHQIPËRISË, ‘RRUGA E RE BALLKANIKE’ E REFUGJATËVE TË LINDJES
Artikulli tjetërTAKIMI SHQIPËRI-BE, MACOVEI: DUHET TË BASHKOHENI NË TË MIRË TË VENDIT