AMBASADORI AMERIKAN KA NJË MESAZH TË QARTË: MOS E SHISNI VOTËN. Dy rivalet për Bashkinë e Shkodrës në garën elektorale të 21 Qershorit janë vënë përballë njëra-tjetrës nën “ndërmjetësinë” e ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu. Kryediplomati amerikan në vendin tonë Lu, tha se është me rëndësi të kontrollohen listat dhe e shkuara e kandidatëve për të shmangur kështu orientimin e votës drejt kandidatëve me të shkuar kriminale, duke bërë edhe një herë thirrje për  dekriminalizimin e politikës.

Keti Bazhdari kandidate e koalicionit të majtë për Shkodrën dhe Voltana Ademi e aleancës së majtë ballafaquan programet e tyre në një takim të organizuar nga ambasada e SHBA. Lu e cilësoi si një moment historik kandidimin e dy grave për këtë bashki, e tha se kushdo që të dalë fituese më 21 Qershor, Shkodra tashmë do të ketë një grua të fortë. Ky debat eshte transmetuar live nga ekrani I Star Plus duke percjelle per shikuesit programin e dy kandidateve por edhe politikat e tyre per grate dhe femijet .