Donald Trump është shpallur presidenti më i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke fituar me nje diference te thelle perballe kandidates demokrate Hillary Clinton.

Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme ka befasuar me rezultatin e arritur duke siguruar 288 vota elektorale.Në fjalën e parë të tij si Presidenti, Donald Trump falenderoi të gjithë amerikanët që e votuan, duke thënë se do të jetë president i të gjithëve. Vetë Hillary Clinton ka telefonuar presidentin e zgjedhur të SHBA dhe e ka uruar atë për fitoren.Ndryshe nga fushata, që u shoqërua me deklarata kontraverse të tij, në fjalimin e parë si President i zgjedhur, Trump përcolli mesazhe bashkimi duke thene se do te jete President i te gjithe amerikaneve dhe do punoje sebashku edhe me ata qe nuk e votuan.Ne fjalen e tij te pare si presindet ai nuk harroi te falenderoje prinderit e tij motren dhe vellain Me këtë zgjedhje, Trump theu edhe një rregull të pashkruar në zgjedhjet presidenciale amerikane; ai është Presidenti i parë që zgjidhet pa mbajtur më parë ndonjë post apo detyrë publike në administratë apo i zgjedhur senator a anëtar në Kongres. Përveç marrjes së Shtëpisë së Bardhë, republikanët marrin kontrollin edhe të Senatit dhe të Kongresit në Amerikë. Donald Trump do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar të vitit 2017 pas votimit në Kongres.