Donaldi, Sarah, Beatrix dhe Dj Dagz po qëndronin jashtë në oborr kur u përmend emri i dy futbollistëve të famshëm, Mbappe dhe Naymar.

DJ Dagz pyeti këngëtaren rreth lajmit që ka qarkulluar në media se është e afërt me futbollistët dhe Beatrix tha se i ka shokë. Në bisedë vihet re se Donaldi bëhet kurioz për të ditur marrëdhënien e Trixës me Neymar dhe Mbappe.

Biseda mes banorëve:

Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?

Beatrix: Po.

Sarah: Kë ke shok, Neymar?

Beatrix: Po.

Sarah: Futbollistin?

Beatrix: Po.

Donaldi: Si, qysh, tek?

Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.

Dj Dagz: U njohët?

Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë të sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.

Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë.

Beatrix: Po. Janë shumë të mirë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakITALIANI VJEN NË SHQIPËRI PËR TË RREGULLUAR GOJËN, NDËRRON JETË PAK MINUTA PAS NDËRHYRJES
Artikulli tjetërE KA RROGËN 247 MILIONË LEKË NË MUAJ? REAGON BEN BLUSHI: JA SI QËNDRON E VËRTETA