
Dorëheqja e Gjin Gjonit si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë, për tu bërë pjesë e primareve dhe garuar për deputet, ka sjellë ndryshime në këtë force politike.Këshilltarja Bashkiake Donika Ndoj është komanduar kryetare e Degës së PD-së në Lezhë.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ndoj përmes një statusi në rrjetin social facebook, e cila falenderon kryesine e PDSH për besimin e dhënë.
“Të dashur miq, është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua të marr detyrën si Kryetare e Partisë Demokratike Dega Lezhë.Falenderoj Kryesinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë për besimin e dhënë në drejtimin e degës së Lezhës.Jam e motivuar të punoj me përkushtim dhe me energji për ta kthyer PD në një forcë të vërtetë përfaqësuese dhe fituese të Lezhës.
Besoj se të gjithë së bashku dhe me një vizion të qartë do të sjellim ndryshimin e shumëpritur për vendin tonë.Zgjedhjet e 11 Majit janë përcaktuese për historinë e pluralizmit në Shqipëri.
Bashkë do ta bëjmë më të forte PD dhe do të punojmë për një të ardhme më të mirë për Lezhën!” shkruan Ndoj.
Ndërkohë pavarësisht komandimit të kryetares së re të Partise Demokratike, Gjin Gjoni do të jetë në rolin kryesor për organizimin e strukturave për zgjedhjet e 11-majit. Ndryshime kanë ndodhur edhe në degën e PD në Mirditë, ku pas dorëheqjes së Aleksander Lales, në këtë post është komanduar Aleksander Picaku.