Donika Ndoj u zgjodh kryetare e Partisë Demokratike në Lezhë, duke fituar garën përballë rivalëve të saj, Salvador Kaçaj dhe Paulin Marku. Në zgjedhjet e zhvilluara të dielën e 15 shkurtit, për Ndojn votuan 571 anëtarë të Partisë Demokratike, ndërsa Salvador Kaçaj mori 442 vota dhe Paulin Marku 172 vota.
Pas zgjedhjes si kryetare e Partisë Demokratike në Lezhë, Donika Ndoj falënderoi demokratët për mbështetjen dhe besimin e treguar. Ajo u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për forcimin e strukturave të partisë dhe për bashkimin e tyre, për t’u përballur me sfidat që e presin.
Zgjedhjet për kryetar të degës së Partisë Demokratike në Lezhë erdhën pas dorëheqjes së Gjin Gjonit, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025.

Artikulli paraprakPROBLEMET ME ENERGJINË, PROTESTË NË LEZHË
Artikulli tjetërVIROZAT, 14 FËMIJË TË SHTRUAR NË PEDIATRI