Dorëheqja e Bordit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për shkak të problemit të përsëritur të dopingut me sportistët shqiptarë ka futur në ngërç edhe Federatën Europiane të Peshëngritjes sa i përket organizimit të Europianit të parashikuar të zhvillohej në muajin mars.

Ky, sipas komunikatës së Federatës europiane në rrjetin social “Facebook”, është një problem i papritur me të cilin përballen vet EWF-ja, por edhe federatat anëtare të saj. Sa i përket zgjidhjes së këtij problemi, Federata Europiane e Peshëngritjes ka dy mundësi zgjidhjeje: ose të gjejë një tjetër vend organizator, ose të shtyjë organizimin e Europianit për t’i dhënë më shumë kohë vendit të ri për përgatitjet e organizimit të tij. “Prioriteti ynë parësor është organizimi i kompeticionit në kohën e përcaktuar më parë, pra nga 26 marsi deri në 1 prill.

Ndaj, Federata Europiane e Peshëngritjes po negocion me disa vende anëtare për të vendosur vendin e ri organizator. Do t’iu njoftojmë për zhvillimet e reja në vijim”, thuhet në komunikatën e EWF-së.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSKENARI I PD:TË ENJTEN SEANCA NË FUNKSION TË THIRRJES PËR PROTESTËN
Artikulli tjetërSULMON 21-VJEÇARIN ME KAÇAVIDË, ARRESTOHET 26 VJEÇARI