Donika Ndoj eshte komanduar kryetare e Partise Demokratike ne Lezhe, pas doreheqjes se Gjin Gjonit. Lajmin e ka bere te ditur vete Ndoj permes nje statusi ne rrjetin social facebook, e cila falenderoj kryesine e PDSH per besimin e dhene. Nderkohe pavaresisht komandimit te kryetares se re te Partise Demokratike, Gjin Gjoni do te kete ne rolin kryesor per organizimin e strukturave per zgjdhjet e 11-majit.

Postimi i Donika Ndoj ne facebook

Të dashur miq, është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua të marr detyrën si Kryetare e Partisë Demokratike Dega Lezhë.
Falenderoj Kryesinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë për besimin e dhënë në drejtimin e degës së Lezhës.
Jam e motivuar të punoj me përkushtim dhe me energji për ta kthyer PD në një forcë të vërtetë përfaqësuese dhe fituese të Lezhës.
Besoj se të gjithë së bashku dhe me një vizion të qartë do të sjellim ndryshimin e shumëpritur për vendin tonë.
Zgjedhjet e 11 Majit janë përcaktuese për historinë e pluralizmit në Shqipëri.
Bashkë do ta bëjmë më të forte PD dhe do të punojmë për një të ardhme më të mirë për Lezhën!
Është koha jonë!✌️✌️

Artikulli paraprakGODINA E BASHKISE SHKODËR, MERR NGJYRAT E DASHURISË NË FESTËN E TË DASHURUARVE
Artikulli tjetërVOTA E DIASPORËS MË 11 MAJ- KQZ: 200 872 KËRKESË PËR REGJISTRIM, MIRATOHEN 128 149