Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto i propozuar nga LSI i ka paraqitur sot dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

Vendin e tij do ta zerë Sokol Dervishaj që aktualisht mban detyrën e Shefit të Kabinetit në Kuvendin e Shqipërisë. Një gjë e tillë është konfirmuar para pak çastesh nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili i cili ka thënë se tashmë Haxhinasto do merret me programin politik elektoral të LSI. “Haxhinasto do angazhohet me programin politik e elektoral të LSI. LSI së afërmi ka Konventën zgjedhore ku do ketë rishikim të programit. Sokol Dervishi do jetë ministri i ri”, ka thënë Vasili.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakJEP DORËHEQJEN MINISTRI EDMOND HAXHINASTO
Artikulli tjetërPD-ja NË DEKLARATË PËR SHTYP, AKUZA QEVERISË