Mësohet se ka dhënë dorëheqjen kandidati për kryetar të PD dega Shkoder, Emiljano Çekini dhe nënkryetari i bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli. Permes nje statusi ne faqen e tij ne ‘Facebook’, nënkryetari i bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli është shprehur se:

Për të mundësuar një përzgjedhje më të lehtë, më me pak kandidatë, për ti dhënë vlerë e peshë më të madhe çdo kandidati, kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për kryetar të PD- së Shkodër në zgjedhjet e ditës së hënë, 25 prill 2022. Ftoj të gjithë demokratët të marrin pjesë në votim, të votojnë kandidaturën që ata e shohin më të mirën, më të mundshmen për të na udhëhequr drejt fitores sonë të përbashkën ndaj regjimit të Edi Ramës.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur demokratë, sipmatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike!
E ndjej për detyrim t’ ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë gjatë këtyre viteve që kemi ecur së bashku! Falë kësaj mbështetje nga antarësia, emri im është përzgjedhur një ndër kandidatët për kryetar të degës së PD Shkodër. Nesër, me 25 prill 2022, vendimmarrja do të jetë drejtpërdrejtë në duart e demokratëve. Ashtu siç vendosëm të gjithë bashkë në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetor 2021, kryetari do të zgjidhet nga anëtarët, pasi edhe kandidaturat të gjitha pa përjashtim, janë përzgjedhur po nga baza demokrate. Kjo është një arritje shumë e madhe jo vetëm për PD- në por edhe politikën shqiptare në përgjithësi. Në listën e kandidatëve që do votohet nesër, janë emra të spikatur, me kontribute, me vlera për PD- në por edhe Shkodrën. Nuk do të jetë e lehtë përzgjedhja e kandidatit për ta mbështetur, pikërisht për shkak të CV- së politike dhe peshës në vite që secili ka patur në PD Shkodër. Përtej kësaj, shpreh bindjen se demokratët shkodranë, si gjithmonë do të përzgjedhin kandidaturën më të mirë për t’i drejtuar drejt fitores sonë të përbashkët!

Të nderuar demokratë shkodranë,
Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar nga mbështetja juaj. Jam përpjekur dhe do te vazhdoj të përpiqem t’ua kthej me punën e përkushtimin tim këtë mbështetje. Për të mundësuar një përzgjedhje më të lehtë, më me pak kandidatë, për ti dhënë vlerë e peshë më të madhe çdo kandidati, kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për kryetar të PD- së Shkodër në zgjedhjet e ditës së hënë, 25 prill 2022. Ftoj të gjithë demokratët të marrin pjesë në votim, të votojnë kandidaturën që ata e shohin më të mirën, më të mundshmen për të na udhëhequr drejt fitores sonë të përbashkën ndaj regjimit të Edi Ramës. Falenderoj Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit jo thjesht e vetëm për mbështetjen e kandidimit tim por më shumë për jetësimin real të parimeve të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetor 2021. Jam i bindur se pas votimit të nesërm, PD Shkodër do të jetë më e bashkuar, më e fortë drejt hapjes së madhe me shqiptarët që e duan këtë vend. Sepse gjithçka po vendoset dhe do të vendoset me votën tonë, me vullnetin tonë të lirë! Suksese të gjithë kandidatëve! Fitoftë më i miri, ai që i sherben PD- së, Shkodrës e shkodranëve! Me mirënjohje, Ardit Çylybyli.

Artikulli paraprakCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 37 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërOKB JEP BILANCIN JA SA UKRAINAS JANË LARGUAR NGA VENDI