Dorëhiqet kampioni i Formula 1, Rosberg: E ngjita malin tim

 

Tërhiqet nga Formula 1 Kampioni në fuqi piloti i Mercedes, Niko Rosberg . Nico Rosberg ka njoftuar dorëheqjen nga Formula 1 më pak se një javë pasi u shpall kampion bote. 31-vjeçari fitoi titullin e tij botëror të dielën duke lënë pas me 5 pikë britanikun Lewis Hamilton. Gjermani që fitoi 9 nga 21 garat e këtij sezoni është tërhequr nga Formula 1 duke u shprehur se tashmë e ka arritur objektivin. “Unë e ngjita malin tim. Që kur kam qenë i vogël kam ëndërruar të fitoj një botëror. Ia dola , duke punuar fort me dhimbje dhe sakrifica. Tashmë ia arrita të fitoj ” shkruan Rosberg. Këtë të dielë në Abu Dabi piloti festoi fitoren e tij të parë. “Me zemër e dija se kjo do të ishte gara ime e fundit” përfundon Rosberg.

Artikulli paraprakHIV/AIDS, SENSIBILIZIM NË SHKOLLËN “EDITH DURHAM”
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI ME QELLIM EKSTRADIMIN,DREJTËSIA ITALIANE E KA DËNUAR ME 18 VJET BURG