Dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesa e parë për koalicionet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Është grupimi ‘Djathtas 1912” i Enkelejd Alibeajt dhe LZHK-së së Dashamir Shehit ai që i është drejtuar sot KQZ-së me kërkesën për regjistrim disa orë para se të përfundojë ky afat. Koalicioni është emërtuar “Djathtas për Zhvillim”, duke shkrirë dy siglat e partive në fjalë, për një mision zgjedhor dhe politik.

Ky koalicion do përbëhet nga këto dy parti dhe sigla e përfaqësimit të saj do të jetë “DZH”. Në shkresën e dorëzuar renditen edhe synimet politike dhe zgjedhore të koalicionit. Afati kushtetues për regjistrimet e koalicioneve skadon mesnatën e sotme.

Artikulli paraprakVRASJA E ARDIAN NIKULAJ, GATI EKSTRADIMI I BRITANIKEVE
Artikulli tjetërVON DER LEYEN NJOFTON PLANIN ‘RIARMATIMI I EVROPËS’