Shumica në pushtet duket se është penduar, për të mos thënë se është tërhequr përfundimisht nga procesi i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi që në qershor të vitit 2015, sot procesi duket ende shumë larg finalizimit. Keshtu shprehet kryetari i te perndjekurve politike shkoder Zenel Drangu i cili ia faturon kete ngerc dy partive me te medha partise socialiste dhe asaj demokratike. Drangu e quan te pafalshme kur shprehet se qeveria ka kohe dhe mundsi te dekoroje torturuesit ndersa dosjet i le menjane. Ligji “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” parashikon që një muaj pas hyrjes së tij në fuqi të ngrihet Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit, por ky afat vijon të shkelet. Edhe Kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, vazhdon te ngreje zerin duke u shprehur se përcaktimi në ligj nuk zbatohet dhe vonesat në hapjen e dosjeve janë të pajustifikueshme.