Poseduesit e automjeteve në Lezhë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Laçit për pagesën e taksave, rinovimin e dokumenteve apo marrjen e shërbimeve të tjera. Kjo pasi në qytet është hapur një zyrë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.Rreth 35 mijë posedues mjetesh pritet të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky shërbim i ri, duke kursyer kohë, shpenzime dhe duke shmangur radhët e gjata. Tashmë, të gjitha procedurat mund të kryhen në një ndalesë të vetme, pranë Bashkisë Lezhë.Specialisti i kësaj drejtorie, Altin Shota, shprehet se hapja e kësaj zyre është pritur shumë mirë nga qytetarët dhe konsiderohet një lehtësim i madh për ta.

Sporteli i Sherbimeve te Transportit Rrugor eshte i pajisur për të ofruar një gamë shërbimesh duke përfshirë pagesat e taksave, pagesat e gjobave, rinovimin e lejeve te drejtimit dhe sherbime te tjera si dhe konsultimin për çdo procedurë të nevojshme. Zyra e re në Lezhë ka eliminuar lëvizjet e panevojshme drejt Laçit, duke sjellë shërbimet më pranë qytetarëve dhe duke rritur cilësinë e shërbimit publik.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPTARËT E EUROPËS KTHEHEN NË ATDHE PËR PROTESTË
Artikulli tjetërBENET BECI INSPEKTON PUNIMET NË SHKOLLËN “ISMAIL QEMALI”