Aktori britanik Hugh Laurie tha se “kishte jetuar një jetë me shumë fat” ndërkohë që zuri dhe ai një vend në Bulevardin e Famës në Hollivud.

Ylli i Laurie u bë pjesë e “Walk of Fame” pas çmimeve që fitoi me rolin e tij kryesor në serialin “Dr. House” nga viti 2004 deri në vitin 2012. Laurie i bashkohet anglezëve të tjerë si Emma Thompson, Colin Firth, Ridley Scott dhe Dame Helen Mirren që kanë yjet e tyre në Hollivud. Ylli i aktorit Hugh Laurie është numri 2593 në Bulevardin e Famës. Laurie u bë aktori më i paguar dhe fitoi çmimet Golden Globe për vitin 2006 dhe 2007, për rolin e Dr.House.

Artikulli paraprakÇELËSI I NDRYSHKUAR I KAMARIERIT TË TITANIK U SHIT PËR 85.000 £
Artikulli tjetërMOURINHO: JETA IME NË MANCHESTER ËSHTË KATASTROFË