Nuk është më shumë se 2 kilometër rrugë, e megjithatë është kthyer në makthin e banorëve të Dragoçit, pjesë e Njësisë Administrative Postribë, të Bashkisë Shkodër.

Pavarësisht se premtimet nuk kanë munguar asnjëherë, asgjë nuk është bërë për të përmirësuar lëvizjen. Banorët shprehen se situata është e vështirë në të gjitha stinët. Në dimër nuk kalohet për shkak të pellgjeve me ujë dhe në verë për shkak të pluhurit.

Njësia Administrative Postribë është një ndër zonat që vuan më tepër për infrastrukturën e rrugëve. Mungesa e investimeve dhe vëmendjes ka bërë që jeta e banorëve të jetë e vështirë, edhe pse gjendet pak minuta larg qytetit të Shkodrës.

Ata kanë edhe probleme ekonomike ndërsa një numër i madh familjesh kanë mbetur jashtë skemës së ndihmës ekonomike.

 

Artikulli paraprakPSE I VRASIM GRATË DHE VAJZAT….
Artikulli tjetërTURNEU I XHUDOS PËR FËMIJË “NËNË TEREZA”