Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Shkodër u shfaq drama teatrore “Ninulla e Zgjimit”, një prodhim i Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë” në bashkëpunim me aktoren e njohur Ema Andrea. E bazuar në tekstin e shkurtër të Revelly Robinson, vepra vë në qendër përvojat e grave dhe format e padukshme të dhunës, duke e përdorur skenën si një mjet të drejtpërdrejtë sensibilizimi.
Zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, në fjalën e saj vuri theksin tek rëndësia e denoncimit si mekanizëm që çon drejt mbrojtjes dhe parandalimit të dhunës.
Performanca u prit me emocione nga të pranishmit, duke hapur sërish diskutimin mbi dhunën me bazë gjinore, një fenomen që mbetet i pranishëm edhe në komunitetin lokal. Aktiviteti shënoi një hap tjetër në përpjekjet për rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e zërit të grave në shoqëri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKOLLA “KOLË IDROMENO”, PUNIMET DREJT PËRFUNDIMIT
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR , PIKAT E RENDIT TË DITËS