Në futboll duhet të kesh shumë fat përveç se shumë zemër, Laçi nuk kishte pikërisht fatin me vetë në” Elbasan Arena” teksa në mënyrë të pabesueshme Hapoel Berr Sheva e përmbysi për 3 minuta në kohën shtesë duke i likuiduar në mënyrën me të hidhur të mundshme nga turi i dytë në Europa League. Kurbinasit ishin shumë pranë ëndrrës së madhe, zhvilluan një ndeshje fantastike deri në minutën e 91-të përpara se izraelitet ti ndëshkonin dy herë.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me shifra të pa prekura, Laçi kaloi në avantazh në minutë ne 59-të me Nwabueze, finalizimi i sulmuesit amerikan ishte fantastik. Bardhezinjtë u përpoqën të kapin në kundërsulm ekipin mik duke zbritur në disa momente në mënyrë të rrezikshme por nuk ishin të saktë në pasin final. Në minutën e 86-të, Deliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10-të lojtarë.

Pikërisht ky detaj pati një efekt domino me Hapoel që barazoi shifrat në minutën e 91-të.

Atëherë kur të gjithë prisnin kohën shtesë, në minutën e 94-ët Hapoel realizoi dhe golin e dytë eliminuar Laçin nga Europa League.

Artikulli paraprakKËSHILLI POLITIK MBLIDHET NESËR NË MESDITË, PAS PROPOZIMIT TË OPOZITËS, MAXHORANCA JEP “OK”
Artikulli tjetërDITA ME VRANËSIRA DHE KTHJELLIME…ULJE E LEHTË E TEMPERATURAVE