Ish-të përndjekurit politikë në Shkodër vijojnë të ngrenë shqetësime lidhur me procesin e dëmshpërblimeve nga shteti shqiptar për të dënuarit e regjimit komunist.

Kreu i shoqatës, Zenel Drangu, kërkon rritjen e fondit të akorduar për shpërndarjen e kësteve, pasi sipas tij, pritja për përfitimin e një kësti mund të zgjasë 4 deri në 5 vite.
Drangu ngre shqetësime edhe për ish-të internuarit në tel me gjemba gjatë viteve 1944–1955, duke thënë se edhe për këtë kategori procesi i dëmshpërblimeve vijon të shoqërohet me vonesa dhe sorollatje.

Zenel Drangu është vetë një prej të dënuarve të regjimit komunist. Ai u dënua me 25 vite burg nën akuzën e tentativës për arratisje dhe e vuajti dënimin në burgun e Spaçit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“QAFËHARDHI”, BASHKIA PLANIFIKON SISTEMIMIN E ZONËS
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT / BESËLIDHJA GJEN ZGJIDHJEN E PËRKOHSHME NË STOL, ISH-FUTBOLLISTI I VLLAZNISË MERR DREJTIMIN E LEZHJANËVE