Pas thirrjes së Besim Ndregjonit, të gjithë ish te përndjekurit iu drejtuan bunkerit në afërsi të Ministrisë së Brendshme. Kështu i komenton ngjarjet e te martës shoqata e ish te përndjekurve politike shkoder.

Kryetari Zenel Drangu shprehet se qeveria është me kohe ne dijeni te mospëlqimit te objektit ne fjale, i cili është kundërshtuar edhe me disa marshime ne muajin nëntor. Drangu e denon dhunen dhe shkaterrimin teksa nenvizon se Protesta kishte nje mesazh te qarte për mazhorancën. Një ditë pas protestës së Opozitës Policia dhe Prokuroria kanë nisur procedimin penal për ish-nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo si dhe përfaqësuesin e ish-të përndjekurve, Besim Ndregjoni.Policia sqaron se për “Enno Bozdon procedimi ka nisur për “Organizmim dhe pjesmarrje në manifestime të paligjishme”, ndërsa për Besim Ndregjonin për “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme”.