
Buxheti prej 14 milionë dollarë për dëmshpërblimin e familjarëve të pushkatuar është I pamjaftueshëm, ka deklaruar kryetari I shoqatës së ish- të përndjekurve politikë në Shkodër. Drangu kërkon që ministria e financave të rrisë buxhetin 20 milionë dollarë.
Një kërkesë e tillë është bërë prej kohësh tregon kryetari Drangu, por deri më tani nuk është marrë në konsideratë.
Buxheti për familjarët e të pushkatuarve dhe ish- të burgosurve vitin e kaluar ishte 10 milionë, pas kërkesës së ngritur ndaj ministrisë së financës u bë 14 milionë dollar, por si duket as ky dëmshpërblim nuk është I mjaftueshëm për ta.