Kur mungojnë vetëm pak dite nga zhvillimi i te tjerave protesta nga ish te përndjekurit politike, kryetari i kësaj shoqate ne Shkodër njofton se kësaj nisme i janë bashkuar te përndjekurit ne mbare territorin Shqiptar.
Zenel Drangu kërkon një mbështetje masive ne kërkimin e te drejtave te tyre ligjore.Ai nënvizoi se qeveria duhet te lere mënjane ndërtimin e bunkerëve dhe merret seriozisht me hapjen e dosjeve .Drangu nënvizoi se shoqatat e tjera ne Shqipëri janë një zëri ne mbështetjen e kësaj proteste.Pak dite me pare Unioni kombëtar i te përndjekurve politike organizoi ne Shkodër një takim me drejtues te kësaj shoqate ne veri mbi simbolet e shfaqura komuniste dhe bunkerin e ndërtuar nga ministria e brendshme. Kryetari i këtij unioni paralajmëroi se muajt nëntor dhe dhjetor do te karakterizohen nga një sere lëvizjesh dhe protestash te cilat do te përshkallëzohen ne te gjithë Shqipërinë.Ky union e cilëson te pafalshme praninë e disa figurave ne qeveri dhe qe me pare i kane shërbyer komunizmit dhe janë bashkëfajtore për krimet e ndërmarra nder vite.Ish të përndjekurit politikë do te ndalin serish në protestë kundër simboleve komuniste por edhe kundër personave te ndryshëm qe i kane shërbyer regjimit te cilët janë edhe sot ne poste te larta drejtuese ne qeverinë aktuale . Këtë herë, me te vendosur duke mos lëne te harrohen sipas tyre vuajtjet dhe viktimat e shumte te asaj kohe.Disa nga ish të përndjekurit kohe me pare janë pritur në takim nga kreu i shtetit duke marrë garancinë dhe mbështetjen e këtij të fundit për kauzën e tyre.