Tashmë është vendosur që do të ketë njohje automatike të viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, pra një vit burg do të njihet si dy vite pune .

Sipas kryetarit të shoqatës së ish të përndjekurve politikë Zenel Drangu të gjithë ish të përndjekurit që kanë 12 vite burgu në bazë të këtij raporti dy me një keta persona do të mund të shpërblehen me pension të plotë . Ndërkohë Drangu tha se nga ky vendim do të përfitojnë rreth 300 persona.  Gjithashtu kjo njohje automatike e viteve të burgut ka thjeshtëzuar kështu procedurën e dokumenteve.

Mesa duket tashmë kërkesa e ish të përndjekur për të shpërblyer sadopak vështirësitë e burgut po bëhet realitet .

Artikulli paraprakRESHJET E BORËS, POLICIA NË GADISHM
Artikulli tjetërADZM KUNDËR NDËRTIMIT TË HEC-ve