Tirana do të jetë stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 majit.

Mësohet se PS do të bëjë mbylljen e fushatës të premten në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik. Në të njëjtën orë, edhe PD do të mbajë mitingun përmbyllës te Bulevardi i Ri.

“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision.”, njoftoi kreu i PD Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale.

Pritet të mësohen detaje edhe për partitë e tjera. E shtuna është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

Artikulli paraprakRAMA NË FUSHË KRUJË: PS VJEN TEK JU ME KOKËN LART, NA JEPNI BESIM QË TË BËJMË MË TË MIRËN PËR 4 VITET E ARDHSHME
Artikulli tjetërEDONA BILALI NË EMISIONIN “TONIGHT”