Drejt përfundimit të plotë rruga Rragam- Sheldi në Njësinë Administrative Guri i Zi. Investimi me vlerë 42.766.000 lekë, është mundësuar nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, i ndarë në disa faza. Aktualisht, ka përfunduar hedhja e tapetit të asfaltit, në pjesë e fundit të kësaj rruge me gjatësi totale 4.2 kilometër.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se përfundimi i këtij investimi, është jo vetëm një premtim i mbajtur por edhe një mundësi reale për zhvillimin e kësaj zone.

Qarkullimi i njerëzve, mjeteve dhe produkteve të zonës në drejtim të qytetit të Shkodrës, lehtësohet ndjeshëm duke e kthyer këtë zonë me bukuri të shumta natyrore, një atraksion turistik.

Artikulli paraprakPUKË, MAMOGRAFI LËVIZËSE NË ZONAT E THELLA MALORE
Artikulli tjetërFUTBOLLI KTHEHET NË FUSHË, JA KUR DO TË NISË SUPERLIGA