
Rikonstruksioni i kinemasë “Republika” po i afrohet fazës finale, pas një ndërhyrjeje tërësore në infrastrukturë, arredim dhe teknologji. Projekti ka përfshirë rikualifikimin e plotë të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, duke e kthyer këtë objekt në një hapësirë kulturore moderne dhe të standardeve bashkëkohore.Drejtori i Përgjithshëm i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Objekteve Publike, Gjozef Kulla, konfirmon se punimet kanë qenë intensive dhe tashmë ndodhen në ditët e fundit të përfundimit.
Me këtë investim të rëndësishëm, kinemaja “Republika” së shpejti do të hapë dyert për publikun, duke ofruar komoditet, teknologji të avancuar dhe një përvojë të re argëtimi për shikuesit.


