Statusi i plotë në Facebook i deputetit demokrat Oerd Bylykbashi:

”Kam ndjekur me vemendje se si Rama ka mbjelle me tamtamet e tij mediatike apo edhe te tjere tamtame ne politike apo analitike, genjeshtren se zj. Nuland ka kerkuar vetem nje Po ose nje Jo nga z. Basha. Duke qene se une kam qene aty dhe s’luaj me fjalet, me vjen te qesh me kete tentative mjerane per te luajtur me genjeshtra per gjera kaq serioze. Or e meritojne nja sqarim shqiptaret qe keqinformojne keta. Ne ate takim zj. Nuland paraqiti ate qe ajo e cilesoi si propozimin hibrid te ambasadoreve Lu dhe Vlahutin bazuar mbi qendrimet e paleve, pa marre autoresi. Ajo shprehu kundershtimin per rolin e Gjykates Kushtetuese si organi qe do te bente vetting-un e kandidateve qe do te bejne vettingun e gjyqtarteve dhe prokuroreve. Z. Basha shprehu qendrimin e opozites qe roli i vezhguesve nderkombetare te jete plotesisht ne perputhje me rekomandimin 88 te Komisionit te Venecias sepse roli i propozuar kishte kompetenca vendimmarrese. Z. Basha pranoi te rishikohej roli i Gjykates Kushtetuese per te eleminuar konfliktin e interesit. Sigurisht, Opozita nuk ka asnje tager t’i mohoje kompetencen e shqyrtimit te shkeljes se te drejtave te njeriut kesaj Gjykate. Zj. Nuland, pasi nenvizoi se nderkombetaret nuk mund te kene rol ekzekutiv, i kerkoi z. Basha qe te bente propozime per rolin e vezhguesve nderkombetare ne perputhje me rekomandimin 88. Z. Basha premtoi qe brenda dites se marte, PD do te ofronte zgjedhjen e saj bazuar mbi propozimin hibrid te ambasadoreve. Dhe keshtu beme, diten e marte ne mbremje, PD dergoi propozimin e saj. Kujt i duket kjo si Po ose Jo, le te kthehet ne klase te pare ose te beje nje ekzaminim te koshiences.”

/ Star Plus TV /