SHQIPËRIA PËRFAQËSOHET NGA TAHIRI, EDHE KOSOVA PJESË E TRYEZËS. Forumin Ministror Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ka mbledhur në Beograd edhe përfaqësues nga Shqiperia dhe Kosova.

Vendi ynë përfaqësohet nga ministri I brendshëm Sajmir Tahiri nderkohë që kosova prezantohet nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Në këtë forum me partnerët e Qeverive Rajonale dhe Komisionerët përkatëse të BE-së do të diskutojnë temat e funksionimit të drejtësisë, bashkëpunimit juridik dhe të drejtat thelbësore të njeriut, me fokus të veçantë, të drejtat e grave dhe fëmijëve. Në të pritet të miratohen linjat kryesore për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Në forumin ministror BE-Ballkan Perëndimorë, i cili mbahet në Beograd, do të prezantohen edhe prioritete e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË LEZHË, PROKURORIA NIS HETIMET
Artikulli tjetërPËRUROHET KOMPLEKSI ISLAM “SARA DHE SHEHD”