Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për median pas takimit me Metën dhe Bashën.

“Çdo kujt që atyre kthetrave do ti japë energji, ne jemi të vendosur ti themi haptas në sy të vërtetën sic kemi kaq kohë që e themi sepse është e pamendur që një parti që lindi nga barku i revolucionit demokratik sot ti bëhet murr Europës dhe SHBA në emër të sovranitet Sot kam bërë të qartë që pranojmë çdo propozim dhe zgjidhje që ofron PD me kusht që zgjidhja në fjalë të konsiderohet zgjidhje dhe jo zgjedhë nga ndërkombëtarët. Nuk mund të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë Nuk mund të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë dhe në heshtje të shohim si Shqipëria në vend që të çelë dyert e BE-së dhe të nisë negociatat, të damkoset si vendi që nuk pati kurajon për shkak të përfaqëuesve në parlament të kalojë reformën në drejtësi dhe të refuzojë përfshirhjen e partnerëve tanë strategjikë në procesin e pastrimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar Jemi te vendosur ti hapim rrugën këtij revoluci Ne kemi qenë jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur ti hapim rrugën këtij revolucioni dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria të ndahet nga mungesa e drejtësisë dhe kultura e pandëshkueshmërisë. Si mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa politikën, është e pamundur dhe kush mund ta celë këtë revolucion përveç politikës”

Artikulli paraprakJA TRE NEGOCIATORËT E PARTIVE PËR REFORMËN NË DREJTËSI
Artikulli tjetërBASHA PËR DEKLARATËN E RAMËS: LLOMOTITJA E MBRËMJES NUK REFLEKTON HAPIN E HEDHUR