
Tymi i bardhë nga negociatat për propozimin e ri të reformës në drejtësi.
Pas kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pranuar propozimin e ri të reformës në drejtësi. Vendimi i PD-së ka ardhur pak minuta pasi Basha ka lënë Kryesinë e Kuvendit dhe ka hyrë në selinë e PD. Propozimi i ri i ndërkombëtarëve që mblodhi në Kryesinë e Kuvendit, 2 liderët e maxhorancës, ambasadorët dhe kreun e opozitës përfshin Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Burime nga PD pohojnë se është pranuar propozimi i Partisë Demokratike. Këto institucione do jenë me 5 anëtarë që do zgjidhen me konsensusin e opozitës. FORMULA Oferta sipas burimeve nga negociatorët përmban një formulë hibride. Nga 11 anëtarë të KLGJ 6 i zgjedh trupa e gjykatesve ndërsa 5 zgjidhen nga Kuvendi. Komisioni qe i zgjedh duhet të mirarojë një listë në bllok që duhet të marrë katër nga pesë vota. Këto institucione do jenë me 5 anëtarë që do zgjidhen me konsensusin e opozitës. Në rast se bllokohet zgjidhen me short.






