Anëtarët e organeve të Vetingut, të cilëve shqiptarët dhe Perëndimi u kanë besuar pastrimin e pallatit të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, nëpërmjet një skanimi të trefishtë, rezultojnë zyrtarët më të paguar në Shqipëri, duke tejkaluar edhe Presidentin e Republikës.

Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar ka patur polemika të zjarrta për trajtimin financiar të njerëzve të Vetingut, ndërsa paga reale e tyre ishte veshur me paqartësi dhe interpretime të ndryshme.

Paga reale bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të rëndësishëm të Vetingut, është 395,376, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj. Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj

Artikulli paraprakSOT LAMTUMIRA PËR REXHEP ÇELIKUN, HOMAZHET TE MUZEU
Artikulli tjetërALBIN KURTI SOT PREZANTON PLATFORMËN PËR KRYETAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE