Shtate  persona që drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe një i pa pajisur me leje drejtimi kanë rënë në prangat e policisë rrugore të Tiranës 48 orët e fundit.

Policia ka vijuar kontrollet me Drager e Radar në autostradën Tiranë-Durrës dhe në rrugët e brendshme të kryqyeqytetit ku nga e premtja deri të dielën ka pezulluar 92 leje drejtimi. Ndërkohë që ka ndëshkuar 56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi përtej normave të lejuara.

Masa janë marrë edhe ndaj atyre që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, përdornin celularin, parakalim të gabuar, mosrespektim të semaforit apo lëviznin pa kaskë mbrojtëse e pa ushtruar kontrollin teknik të mjetit