Qeveria Rama II e ben fakt largimin e drejtoreve te spitaleve. Rreth nje muaj e gjysme pasi kryeministri Edi Rama iu kerkoi publikisht te japin doreheqjen vjen vendimi nga Ministria e Shendetesise.

Ministrja e re, Ogerta Manastirlliu ka hapur konkursin publik per drejtoret e spitaleve. Behet fjale per 5 spitalet universitare, dy maternitetet ne Tirane, QSUT, Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe ate te Traumes si dhe 11 spitalet rajonale.

Brenda gjashte tetorit kandidatet duhet te dorezojne dosjet me dokumentacionin e publikuar ne faqen zyrtare te ministrise. Me pas nese plotesojne kriteret do te duhet ti nenshtrohen testimit me shkrim dhe intervistes me goje.

Nuk ka ende asnje te dhene se kush do jete juria qe do marre ne testim dhe do percaktoje drejtoret e rinj te spitaleve ne vend.