Goditja e narko-trafikut është dyfishuar nga policia vendore e Shkodrës gjatë vitit 2016.

Kështu u shpreh drejtori i policisë vendore Alban Çela në analizën njëvjeçare për 2016-ën. Drejtori Çela quajti të zbuluara 8 vrasjet e vitit të kaluar ndërsa tha se është ulur kriminaliteti krahasuar me vitin 2015. Sipas kreut të policisë së Shkodrës ka një numër më të lartë edhe të goditjes së veprave penale për 2016-ën. Pas fjalës së hapjes dhe shifrave nga drejtori Çela analiza vijoi me dyer të mbyllura teksa mori pjesë prokurori i Shkodrës Granit Shahu, prefekti Radovani dhe efektivë të tjerë të policisë së Shkodrës.