Shkodra është një nga qarqet me rriskun më të lartë sa I takon kultivimit të bimëve narkotike. Kështu deklaroi Albert Dervishaj, zv/drejtor I Policisë së Shtetit I cili zhvilloi një takim me përfaqësues të pushtetit lokal dhe vendor në Shkodër.

Hamdi Fjora, drejtor I Policisë Vendore Shkodër bëri një bilanc të aksioneve antikanabis të një viti më parë, ndërsa thotë se mesatarisht janë ushtruar 17 kontrolle në ditë.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi gjatë këtij diskutimi kundërshtoi drejtuesit e policisë në lidhje me fushatat sensibilizuese, të cilat sipas saj nuk po japin efektin e kërkuar.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetarë të bashkive të tjera të qarkut Shkodër, drejtorisë e Bujqësisë Shkodër, drejtues të zyrës arsimore të cilët bashkërendojnë aksionin antikanabis në nivel qarku.