Një reagim pas padisë së një ditë më parë në prokurori nga fermerët në Vau Dejës për abuzimet me subvencionet e naftës ka bërë edhe drejtori rajonal i bujqësisë në Shkodër Pjerin Spathari. Drejtori Spathari deklaroi se pretendimet e fermerëve që bënë padinë janë të padrejta sepse sipas tij vetëm në bashkinë Vau Dejës janë përfituar 200 mijë litër naftë.

Drejtori Spathari tha se po bëhen shumë verifikime në terren për të mos lejuar asnjë abuzim të mundshëm.

Drejtori Spathari këtë reagim e bëri nga fshati Kosmaç në Vau Dejës në një prej fermave që ka përfituar subvencionin e naftës falas ndërsa shoqërohej edhe nga një numër të tjerë fermerësh përfitues të naftës falas në atë zonë.