KRYEKOMUNARI I KASTRATIT POPAJ: PO SHKATËRROHEN FERMERËT. Një lajm jo i mirë vjen për fermerët e Qarkut Shkodër kryesisht ata të Malësisë së Madhe për bimët medicinal. Sherbela që zë pjesën më të madhe të sipërfaqës së tokave të mbjella nuk do të subvencionohet.

Këtë e thotë vetë drejtori rajonal i bujqësisë Mustafë Kraja. Ndryshe shprehet kryetari i Komunës Kastrat Viktor Popaj sipas të cilit nuk është e vërtetë se fermerët që merren me bimët medicinal janë subvencionuar. Kryekomunari Popaj thotë se ekonomia e fermerëve të Malësisë së Madhe është rrënuar në këto dy vite pothuajse të qeverisjes së majtë. Edhe vitin e kaluar fermerët e Qarkut Shkodërt kanë shprehur shqetësimet e tyre duke qenë të pakënaqur nga skema e subvencioneve duke bërë që bimët medicinal të mos tregtohen si më parë.