Gjatë vitit që lamë pas u fol shumë për rikonceptimin e linjës muzeale, në Muzeun Historik Kombëtar. Por, ende nuk ka asgjë konkrete.

Shkarkimi nga detyra e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro edhe zëvendësimi i saj nga Elvi Margariti e bën edhe më të paqartë, atë që do të ndodhë me këtë institucion të kulturës, që pritej t’i nënshtrohej rikonstruksionit.

Megjithatë, drejtori Dorian Koçi flet për prioritete gjatë këtij viti.
“Restaurimi i MHK apo plani për rikonceptim, do të mbarojë plani i rikonceptimit edhe prej andej do të dilet me planin se si do të rikonceptohet.

Objektet restaurohen nëpërmjet bashkëpunimit tonë me Muzeun Historik Kombëtar, ccdo lloj problemi që kemi i drejtohemi MHK. MHK si çdo muze ka nevojë për një laborator edhe besoj se me restaurimin e përgjithshëm do të jetë pjesë e tij,”- tha Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar.

Nëse gjatë vitit që lamë pas nr. i revistës muzeologjike iu dedikua Skënderbeut, gjatë këtij viti vëmendja do të jetë tek 100-vetori i ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit.

Restaurimi
“Deri më tani nuk kemi një lajm konkret se kur do të nis restaurimi, por aktivitet tona më të rëndësishme, si përkujtimore e Ismail Qemalit edhe disa aktivitete të fillimit të punimit të Konferencës së paqes, apo 75-vjetori i çlirimit të atdheut, do të pasohen nga konferenca edhe ekspozita të ndryshme”- shtoi Koçi.

Edhe përse studiuesit kanë kritikuar mbajtjen e këtyre konferencave, në të cilat nuk u zbardh asgjë e re për Skënderbeun, Koçi shprehet se:
“Në këtë revistë për Skënderbeun ka studiues që i janë përgjigjur të gjithë kërkesës sonë, por edhe studiues nga Kosova, Mali i Zi edhe nga Maqedonia.

Gjatë vitit që lamë pas sa i përket fushës së muzeologjisë edhe jo të fakteologjisë, kontributet që u sollën nga shkenca shqiptare besoj se ishin të mjaftueshme, sepse ka hulmutime që e kishin parë në një këndvështrim të ri, sa i pqërket qëndresës së tij, eleancave etj. Prendaj mendoj se leksionet magjistrale sollën një qasje të re se si duhet që të jetë një konferencë”.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar nuk mund të lë pa përmendur edhe shtimin e numrit të vizitorëve, gjatë vitit 2018-të Viti 2018-të, meqenëse bilanci është një bilanc më i madh kulturor, i aktiviteteve përfshiu edhe një rritje të numrit të vizitorëve, 60 e 888 vizitorë (MHK), që tregojnë për një rritje të interesit të vizitorëve vendas edhe të huaj edhe për trashëgiminë kulturore.

Këtë ne e shihnim veçanërisht gjatë ditëve që është falas.
Ndërsa, përpos gjithë paqartësive një shënim i veçantë në Muzeun Historik Kombëtar do të tërheq vëmendjen e vizitorëve.

Artikulli paraprakMBLEDHJA PËR KRIJIMIN E SPAK, KLP 1 MUAJ KOHË PROKURORËVE QË TË APLIKOJNË PËR 15 VENDE BOSH
Artikulli tjetërDY STUDENTË NDALOHEN NGA POLICIA