Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Panganika deklaron se për natën e ndërrimit të viteve janë marrë të gjitha masat dhe se forcat e policisë do të jenë në gatishmëri për të shmangur ngjarjet e padëshirueshme që mund të vijnë nga përdorimi i fishekzjarreve apo edhe lëndëve të tjera.

Në pikat e kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit ka një vëmendje. 2015-ta për policinë e Shkodrës cilësohet si një vit i suksesshëm. Drejtori Panganika bëri edhe urimin për qytetarët e qarkut Shkodër.