Emisioni “Studio e Hapur” në Star Plus TV nisi sezonin e ri. I ftuar në emisionin e parë të këtij sezoni përballë gazetarit Senad Nikshiqi ishte drejtori i policisë vendore të Shkodrës Hamdi Fjora. Drejtori Fjora u përgjigj lidhur me ngjarjet e rënda kriminale të 11 muajve të drejtimit të policisë së Shkodrës nga ana e tij duke thënë se po punohet maksimalisht për t’i zbardhur të gjitha ngjarjet.

Një tjetër sfidë për policinë e Shkodrës mbetet lufta ndaj bimëve narkotike. Drejtori i policisë Fjora tha se ky është viti më i mirë sa i përket goditjes së kultivimit të bimëve narkotike.

“Studio e Hapur” do të vijojë gjatë këtij sezoni duke diskutuar tema që shqetësojnë Shkodrën si dhe personazhe të ndryshëm të cilët kanë një interes të gjërë për publikun.