Drejtori I spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti ka hedhur poshtë pretendimet mbi sigurinë e vaksinës dhe format se si mund të shfaqen efektet anësore. Për Star Plus tregon se një muaj më parë ai ka pranuar me dëshirën e tij të marrë dozën e parë të vaksinës ndërkohë që fton qytetarët që të mos refuzojnë vaksinimin në momentin që I ofrohet mundësia.

Dajti shton se në spitalin rajonal po trajtohen çdo ditë pacientë të infektuar me koronavirus, por një vëmendje e veçantë I është kushtuar edhe repartit post-COVID ku po trajtohen pacientët e negativizuar nga koronavirusi.

Aktualisht në spitalin rajonal të Shkodrës janë të shtruar 18 pacientë, 10 të shtruar në repartin infektiv ndërsa 8 të tjerë janë të shtruar në reanimacion.

Artikulli paraprakBISEDAT ONLINE TË BASHËS ME EUROKOMISIONERËT, REAGON RAMA: T’I THOTË DIKUSH SE PO NDËRHYJNË NË FUSHATË ELEKTORALE
Artikulli tjetërSHKODËR, GRUMBULLIME DHE PRITJE TË GJATA TEK “ADISA”