
610 kontrolle dhe 21 gjoba ka vendosur drejtoria rajonale e tatimeve deri tani në zonat turistike, kryesisht në plazhin e Velipojës.
Drejtori Hysa i ktheu në përgjigje kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi duke thënë se nuk ka favorizuar biznese siçm pretendon kryebashkiakja. Edhe nga shkresat që kryebashiakja ka nisur tek drejtoria e tatimeve 3 kanë qenë pa adresë, 3 të tjerë kanë patur çadrat e shezlloneve të mbledhura ndërsa të tjerët të liçensuar. Pas gushtit, drejtoria rajonale e tatimeve në shtator do të ketë gati planin për kontrollet në pjesën e qytetit duke iu rikthyer normalitetit.






