Drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime qytet Mark Molla i ka kthyer përgjigje banorëve në lagjen “Mark Lula” të cilët nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej shumë vitesh.

Sipas drejtorit Molla ajo është një zonë informale dhe se aty duhet një investim madhor që aktualisht ujësjellësi e ka të pamundur ta realizojë. Drejtori Molla hedh poshtë pretendimet e banorëve për faturat e ujit duke thënë se këto fatura shkojnë vetëm atje ku banorët e Fermentimit furnizohen nga linja e vjetër. Në lidhje me inspektorin e ujrave Mikel Kopsaj që është edhe banor në Fermentim dhe që nuk përjashtoi gjobitjen për shkak të mungesës së ujit, drejtori Molla nuk preferon t’i përgjigjet. Banorët e lagjes Fermentim prej kohësh kanë shqetësim mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm dhe detyrohet të mbushin ujë në mënyrë primitive gjë e cila sipas tyre është e papranueshme në ditët e sotme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTERRORIZMI, MPOSHTI MASAT EKSTREME TË EUROPËS
Artikulli tjetërDERDHJA E BUNËS, MBYTET PESHKATARI 34 VJEÇAR ALTIN LLESHAJ